Voska Sport shënon fitore 9:0, dy prurjet e reja, Jusufi dhe Açimoviç regjistrojnë “tripleta”

Voska Sport gjatë ditës së sotme në Ulqinj të Malit të Zi, ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në LPFMV.
Skuadra e trajnerit Miljan Radoviç, për kundërshtarë pati ekipin e FK Adria, një skuadër kjo jo e nivelit të Voska Sport, që në fund shënoi fitore 9:0, pavarësisht se strategu i skuadrës shqiptare nga Ohri, vendosi që të pushoj 11-shen e futbollistëve, që kishin luajtur në ndeshjen e para dy ditëve kundër Rudar Plevlja.
Dy përforcimet e kësaj merkatoje, Nikola Açimoviç dhe Fatjon Jusufi patën fjalën kryesore në këtë takim, duke realizuar nga tre gola, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Valentin Koçoski, Alban Shabani dhe Emsal Rashidi.
Ndeshjen e rradhës në tokën malazeze, Voska Sport do ta zhvillojë kundër FC Bokelj, skuadër kjo që aktualisht garon në Ligën e Dytë malazeze, por që ndanë pozitën e parë me skuadrën shqiptare të Otrant Olympic, dhe që shihet si një ndër skukadrat pretendente për inkuadrim në elitën e futbollit të Malit të Zi.

 

Leave a Reply