Korabi dhe Vëllazërimi mësojnë kundërshtarët e tyre për inkuadrim në Ligën e Dytë

Në “Shtëpinë e futbollit”, u përcaktuan çiftet për të plotësuar Ligën e Parë dhe të dytë për sezonin garues 2024/25, njofton ‘infOSport.mk’.

Në garë për inkuadrim në Ligën e Dytë, janë edhe dy skuadrat shqiptare, Korabi nga Dibra dhe Vëllazërimi 1977 nga Kërçova.

Kujtojmë, këta të fundit që më herët ishin shpallur kampion në Ligën e tretë – Perëndim, ashtu që për një vend në Ligën e Dytë do të luajnë kundër kampionit të Ligës së tretë – Lindje, Borecit.

Korabi, që doli kampion në Ligën e tretë – Jugperëndim, rikthimin në Ligën e Dytë do ta kërkojë përmes ndeshjes kundër Vardarskit, që fitoi garën e zjarrtë me Slloga 1934 në Ligën e tretë – Lindje.

Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen me datë 25 maj, njëjtë sikurse edhe ndeshja midis Pobedës dhe Kumanovës, skuadër kjo që doli kampion në Ligën e tretë – Veri, duke fituar luftën me Shkëndijën e Haraçinës.

Kujtojmë se edhe këtë vit do të luhet vetëm një ndeshje, edhe atë në fushë asnjëse, ashtu që fituesi siguron direkt inkuadrimin në Ligën e Dytë.

Në rast barazimi, goditjet e penalltisë do të ekzekutohen menjëherë dhe do të përcaktojnë ekipin fitues. (infOSport.mk)

Leave a Reply