Ozil dhe 3 të tjerë refuzojnë uljen e pagave te Arsenali

Mesut Ozil ka refuzuar ulje të pagës prej 12.5 % te Arsenali. Futbollisti turk me pasaportë gjermane, i cili te “topçinjtë” është futbollisti me fitime më të larta prej 350 mijë sterlina në javë, e ka bërë të qartë se ai mund të jetë i gatshëm ta bëjë atë në të ardhmen, por ka dashur të shohë ndikimin e plotë financiar të koronavirusit dhe nuk ka dashur të nxitojë në një vendim.

Kuptohet që Ozil është një nga tre futbollistët në skuadrën e ekipit të parë që nuk pranoi uljen e pagave. Ozil e ka sqaruar se ai respekton futbollistët e tjerë dhe vendimin e grupit, por i ka nxitur ata të respektojnë atë.

Agjenti i Ozil, Dr Erkut Sogut nuk pranoi të komentojë por së fundmi tha që lojtarët nuk duhet të pranojnë ulje pagash.

Leave a Reply