Bundesliga me plan konkret për rifillimin e kampionatit

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, atje ku është planifikuar që kampionati të rikthehet në datat 8-10 maj, që është fundjava e caktuar për të riparë ndeshjet në elitën e futbollit.

Gjithashtu ka një plan konkret edhe për mënyrën sesi do të veprohet. Kështu sipas paralajmërimeve që vijnë nga Gjermania, brenda në stadium do të lejohen vetëm 239 persona.

Këtu duhet të harrohen tifozët, pasi në këtë numër do të përfshihen stafet e të dyja skuadrave dhe stafi i sigurisë, përfshirë këtu 126 persona.

Ekipet do të përbëhen nga trajnerët, mbikëqyrësit dhe mjekët dhe vetëm katër fëmijë do të lejohen për të kapur topin, ndryshe nga një numër më i madh që ishin më parë.

Rreth 36 persona do të gjenden në stadium për të transmetuar ndeshjet, por edhe duke përfshirë edhe personat e sigurimit.

Leave a Reply