Finalja e parë europiane e sezonit me protagonistë shqiptarësh!

Sonte me fillim në ora 21:00 në “Aviva Stadium” në Dublin do të luhet finalja e parë europiane, e ku protagonist pritet të jenë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Xhimshiti.

Janë Bajer Leverkuseni dhe Atalanta që do të përplasin “brirët” mes tyre në një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar në garën për të fituar trofeun e Liga Europa, i dyti më i rëndësishëm në nivel klubesh.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti kërkon të shkruajë historinë në këtë kompeticion, njëjtë sikurse edhe Granit Xhaka, që po zhvillon një sezon historik me skuadrën e Leverkusenit.

Gjermanët kanë plot 51 ndeshje këtë sezon pa asnjë humbje dhe dëshirojnë ta thellojnë akoma më shumë këtë rekord të pathyeshmërisë.

Leave a Reply