ZYRTARE, Agron Rufati largohet nga AP Brera

Agron Rufati dhe AP Brera pas një viti e gjysmë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët, njofton “infOSport.mk”. Me të përfunduar sezoni aktual, Rufatit i përfundoi kontrata me skuadrën nga Strumica, ndërsa palët nuk e panë të arsyeshme vazhdimin e bashkëpunimit, ashtu që mbrojtësi shqiptarë tashmë është një lojtar i lirë dhe mund të zgjedh skuadrën e tij të re.

Agron Rufati skuadrës së AP Brera iu bashkua janarin e vitit 2023 si lojtar i lirë, teksa i njëjti shumë shpejtë u shndërrua në një titullarë fiks te skuadra nga Strumica.

Sezonin aktual, Rufati me fanellën e AP Brera, zhvilloi 30 paraqitje, duke regjistruar edhe një gol dhe një asistim, derisa gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kalular, i njëjti kishte luajtur në 10 ndeshje, ashtu që në përgjithësi në Ligën e Parë numëron 40 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

25-vjeçari, pjesën më të madhe të karrierës e kishte zhvilluar në Kroaci, aty ku edhe ka lindur, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Ukrainë dhe Rumani.

Rufati ka qenë edhe pjesë e përfaqësueseve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, duke filluar nga ajo U18, e deri në U21, për të cilën ka zhvilluar 14 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Përveç Agron Rufatit, nga rradhët e AP Brera largohet edhe mbrojtësi tjetër, Aleksandar Ristevski, i cili kishte provuar veten edhe në Kosovë me Prishtinën dhe në Shqipëri, me Vllazninë e Shkodrës.  (infOSport.mk)

Leave a Reply