Ndiqni 6 golat nga “Emirates”, Arsenal-Vorskla 4:2 (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit ka mundur 4:2 ekipin e Vorskla Poltavës në ndeshjen e parë të grupit “E” të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”

Pier Emerik Obamejang realizoi dy gola në këtë ndeshje (32’ dhe 56’), ndërsa nga një gol për “topçinjtë” realizuan edhe Dani Uellbek (48’) dhe Mesut Ozil (74’). Në anën tjetër dy golat për skuadrën ukrainase i shënuan Çesnakov (77’) dhe Sharpar (90’), i cili fare në fund vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Te Arsenali në këtë ndeshje mungoi dyshja shqiptare Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, të cilët ishin kursyer nga ana e trajnerit Unaj Emeri, i cili për këtë ndeshje vendosi që në portë të vendos gjermanin Leno.

Leave a Reply