Golat nga ndeshja Shkëndija-Kit Go (VIDEO)

Shkëndija të mërkurën në Tetovë doli fitues në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, duke mundur ekipin e Ligës së Dytë – Lindje, Kit Go me rezultatin 2:0.

Fati i takimit u vendos që në pjesën e parë kur u shënuan dy golat, ndërsa përkundër dominimit të kuqezinjëve në të dytën rrjetat pushuan.

Pas një serie të pritjeve të portierit mysafir, Izair Emini në minutën e 22-të shënoi për zhbllokim të rezultatit, ndërsa dy minuta më vonë Omar Imeri shfrytëzon asistin e Bojkut dhe me kokë shënon për 2:0.

Deri në fund Shkëndija dominoi në terren, mirëpo pa ndryshim, kështu që skuadra kampione në fuqi dhe njëherit fituese e Kupës nga edicioni i kaluar në takimin e kthimit që në program është pas tre javësh do të udhëtojë me dy gola epërsi.

Leave a Reply