Federata e futbollit të Maqedonisë tashmë ka caktuar edhe arbitrët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë midis Vardarit dhe Struga Trim Lum, ndeshje kjo që në program është me datë 21 maj.
Arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Igor Stojçevski nga Shkupi, ndërkohë ndihmës të tij do të jenë Darko Jovçevski nga Tetova dhe Martin Petkovski nga Kumanova. Arbitër i katërt do të jetë Jovan Kaçevski nga Struga.
Në dhomën VAR do të qëndrojnë arbitrët nga Serbia me bagazh edhe nga ndeshjet ndërkombëtare, Novan Simoviq nga Novi Sadi dhe Urosh Stojkoviq nga Beogradi.
Delegat i këtij takimi do të jetë Igor Frangoski nga Shkupi, ndërkohë rolin e kontrolluesit do ta luaj, Yoran Nikollovski.
