Pas pak në stadiumin e qytetit të Kavadarit do të startojë ndeshja e balotazhit midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Osogovës nga Koçani, njofton “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje pritet me shumë interes nga opinioni sportiv, kjo pasi skuadra triumfuese sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë.
Aty ishte Osogova, që u rendit vetëm në pozitën e 14-të, derisa Shkëndija e Haraçinës doli të jetë kampione e Ligës së Tretë – Veri.
Pra dy skuadra që synim kanë Ligën e Dytë, pritet të japin më të mirën nga vetja në stadiumin e qytetit në Kavadar, e ku pritet të jenë prezent një numër i madh tifozësh, sidomos nga Shkupi, që do të jenë në përkrahje të Shkëndijës së Haraçinës.
Ndeshja Shkëndija Haraçinë – Osogovo, starton në ora 17:00, ndërsa për gjithë ata që nuk do të mund të jenë prezent në stadiumin e qytetit në Kavadar, ju njoftojmë se përmes linkut në vijim https://www.youtube.com/watch?v=ilJaNcDAO8Y do të kenë mundësi të ndjekin drejtëpërdrejtë këtë super ndeshje.
Arbitër kryesor i këtij takimi, do të jetë Fatmir Bafto nga Ohri. (infOSport.mk)
