Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka organizuar sot një takim me gazetarët në të cilin numri një i futbollit vendor, Masar Omeragiç, me përfaqësues të mediave bisedoi gjërë e gjatë për shumë tema që janë aktuale në futbollin vendas.
Ajo që veçohet se çfarë risi do kemi në sezonin e ardhshëm, sipas presidentit të FFM-së, duhet të jetë organizimi në një nivel më të lartë.
Për shkak të trasnmetimit direkt të ndeshjeve, ato do të luhen për tre ditë rresht, nga e premtja deri të dielën.
“Për momentin kemi tre stadiume me ndriçim, i katërti do jetë ai në Tetovë. Është marë vendim që liga të zvogëlohet dhe gjithsesi do të kemi edhe VAR, ashtu që personalisht pres që sezoni i ardhshëm të jetë në një nivel më të lartë.”, – u shpreh Kryetari i FFM-së, Masar Omeragiç.
Sipas tij mund të kemi ndryshime edhe në rregulloren për paraqitjen e futbollistëve U21 tek skuadrat e Ligës së Parë, por gjithashtu edhe për futbollistët që vijnë nga Ballkani, e që janë dhe pritet të jenë pjesë e elitës tonë në futboll.
“Mendohet që paraqitja e futbollistëve U21, mos të jetë obligative për skuadrat e Ligës së Parë, por për këtë do ketë të ashtuquajtura gjoba, gjegjësisht për këtë të ketë hapësirë për tu paguar. Në të kundërtën ai që ka më shumë U21 në ekip do të përfitojë nga ai buxhet, nga ato të holla.”, – deklaroi Omeragiç, i cili paralajmëroi se shumë lehtë mund të ndodh që edicionin e ri, futbollistët që vijnë nga Ballkani, dhe që do të luajnë në futbollin tonë elitarë, të mos llogariten si të huaj, por si vendas.
