Skuadrat e Osogovës dhe Konjarit, edhe përkundër se u mundën në ndeshjet e balotazhit, ata edicionin e ri futbollistik (2025/26) do të garojnë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Ky është vendimi i fundit i FFM-së, pas largimit nga garat të skuadrave të KF Gostivarit dhe Voska Sportit, dhe poashtu në bazë të shortit, që u organizua gjatë ditës së sotme në selinë e Shtëpisë së Futbollit në vend.
Me këtë rast humbësi më i madh ishte skuadra e KF Prespës, që nuk kishte aspak fat në short, ashtu që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Tretë.
Kujtojmë se në sezonin e ri në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, do të garojnë edhe Teteksi, Shkëndija e Haraçinës dhe Slloga e Vinicës, si fitues të përballjeve të balotazhit.
