FC Shkupi vazhdon të bëjë punë të mirë me gjeneratat e reja, ndërsa një tjetër emër që pritet të dalë në pah së shpejti, është ai i Leart Abdylit, futbollist ky i lindur në vitin 2010, shkruan “infOSport.mk”.
Shkupjani tashmë për dy vite me rradhë shpallet kampion tek gjenerata U15 në ligën rajonale, kur janë në pyetje golat e shënuar.
Abdyli edicionin 2023/24 e mbylli me 17 gola, ndërsa edicionin që sapo e lamë pas, i njëjti realizoi 16 gola, duke treguar edhe njëherë tjetër aftësitë e tij realizuese.
Bazuar në karakteristikat që ka ky futbollistë, të njëjtin e krahasojnë me argjentinasin, Kun Aguero.
Një nuhatës shumë i mirë i golit dhe vrastar i vërtetë para golit kundërshtarë, bëjnë që Leartin ta dëshirojë çdo trajner në skuadër, ndërsa fatin për ta trajnuar, e ka pikërisht trajneri i U15, Minas Osmani, i cili njëkohësisht luan edhe rolin e ndihmës trajnerit te ekipi i parë i FC Shkupit.
Pikërisht, Osmani duke njohur mirë aftësitë realizuese të Leartit, pritet që ta rekomandojë atë në ekipin e parë, për tu stërvitur me futbollistët senior, me qëllim që sa më shpejtë ekipit ti dhurojnë një qendërsulmues, prodhim nga vetë shkolla e FC Shkupit, e që realisht tashmë një kohë të gjatë i mungon ekipit të parë. (infosport.mk)

