Këtë fundjavë ka përfunduar turneu tradicional për kategoritë e reja “Bajrami 2025”, në organizim të KF Fortuna 09 ER7 nga Hasanbegu dhe nën patronatin e Komunës së Gazi Babës.
Ndeshjet u zhvilluan në terrenet sportive të QS “Lounge bar ER7” në Hasanbeg. Takimet u zhvilluan në konkurrencën e dy kategorive të ndryshme (2016 dhe 2017), ndërsa ishte ky një rikthim i traditës pas 3 viteve pushim.
Në këtë turne morrën pjesë 12 ekipe me mbi 150 fëmijë nga vendi. Tek gjenerata 2017 skuadra e “Dream Team” ishte më e mira. Pas tyre u renditën, Fortuna 09ER7 dhe Beshiktashi, etj.
Futbollist më i mirë: Sara Vejseli (Dream Team), e kjo ishte vajza e vetme pjesëmarrëse në turne. Golashënuesi më i mirë ishte: Rigon Mjaku (Dream Team), me 7 gola të shënuar.
Tek gjenerata U9 (2016) – Fortuna 09ER7, ishte skuadra më e mirë. Pas tyre u renditën GFK Negotino, Bashkimi (Kumanovë) si dhe Dream Team etj.
Futbollist më i mirë : Unisov Hasan (GFK Negotino), ndërsa golashënues më i mirë- ishte Mervan Imeri (Fortuna09ER7) me 9 gola të shënuar.
Organizatori turneut u përkujdes që çdo fëmijë të ndahet i kënaqur pas përfundimit të turneut, sepse secili jo vetëm që morri mirënjohjen por me vete mori kujtimet për një aheng të vërtetë sporti.
