Lamine Yamal edhe zyrtarisht ka marrë statusin e futbollistit më të shtrenjtë në botë.
“Transfermarkt” është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve dhe e ka renditur spanjollin të parin në listë.
Sulmuesi i Barcelonës, edhe pse mbi supe ka vetëm 17-vjet, vlerësohet me 200 milionë euro.
Lamine Yamal e mbylli sezonin futbollistik me 18 gola dhe 25 asiste në 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Rëniet që bien në sy janë ata të Haaland dhe Vinicius, që tashmë vlerësohen me 180 respektivisht 170 milionë euro. Pikërisht kjo dyshe më parë kryesonin renditjen me nga 200 milionë euro.
