Skuadra e WHC Çair ka realiyuar transferimin e parë për sezonin e ri, duke nënshkruar kontratë me ish hendbollisten e përfaqësueses së Maqedonisë, Mila Trajkoviç.
Mila njifet për kontributin e madh që ka dhënë në lojën e skuadrës së Metalurgit dhe Kumanovës. Ajo ishte rregullisht ndër hendbollistet më efikase dhe dinte të përshtatej në mënyrë të përkryer në vijën e qendrës si organizatore e lojës.
Mila ka ndeshje të luajtura edhe me reprezentacionin e Maqedonisë. Me nënshkrimin e saj, skuadra e Çairit ka plotësuar pozicionin e krahut të majtë, kështu që Mila do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Çairit, fillimisht për garat ndërkombëtare, por edhe ndeshjet kampionale për edicionin 2025/26, ku skuadra e trajnerit Basri Latifi, sërish do të tentojë titullin e kampionit, apo edhe trofeun e Kupës.
