Berat Jusufi u përzgjodh si futbollisti më ambicioz në kampin e Barcelonës në Shkup

Një nga skuadrat më të mëdha evropiane, Barcelona gjatë muajit qershor ishte e pranishme në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.

Akademia e njohur e klubit katalunas ”La Masia” për disa ditë qëndroi në stadiumin e Çairit, ku organizoi një kamp me talentat nga vendi dhe rajoni.

Nga më shumë se 150 pjesëmarrës, Berat Jusufi nga fshati Studeniçan u përzgjodh si lojtari më ambicioz i kampit, një vlerësim ky i jashtëzakonshëm që flet për karakterin, përkushtimin dhe talentin që posedon ky futbollistë.

Gjasat janë të mëdha që Berat Jusufi të ftohet për prova shtesë te skuadra gjigande spanjolle e Barcelonës, e që realisht është ëndërr e çdo fëmije për të veshur këtë fanellë.

Shpresojmë që një ditë kjo ëndërr e Beratit 11-vjeçar të bëhet edhe realitet dhe të nderojë fillimisht familjen e tij Jusufi nga Studeniçani, klubin e këtij fshati, në të cilin edhe ka filluar hapat e parë, por njëkohësisht edhe dajën e tij, noterin e mirënjohur të Shkupit, Irfan Tahiri, që i qëndron pas, duke e mbështetur vazhdimisht. (infOSport.mk)

Leave a Reply