E bujshme, Taulant Xhaka i bashkohet ekipit shqiptarë të Dardani Basel!

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë ndër vite, Taulant Xhaka, pasi i ka dhënë fund qëndrimit të tij te një ndër skuadrat më të njohura zvicerane të Basel, me të cilën skuadër kishte fituar 7 tituj kampion dhe 4 trofe të Kupës, ai ka vendosur që ti bashkohet skuadrës shqiptare nga Baseli, Dardani Basel.

Ai te kjo skuadër, që garon te Liga e Dytë ndërrajonale – Grupi 5, përveç që do provoj veten si futbollistë, ai njëkohësisht do të luaj edhe rolin e trajnerit.

Është ky një hap tjetër i rëndësishëm për Taulant Xhakën në karrierën e tij, me shpresë se shumë shpejtë në rolin e trajnerit do e shohim edhe në ekipe të rëndësishme europiane, përfshirë këtu edhe ato nga Zvicra.

Më poshtë ju sjellim edhe njoftimin e drejtuesve të skuadrës shqiptare në Zvicër,  Dardania Basel për marrëveshjen e arritur me yllin shqiptarë, Taulant Xhaka…⤵️

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Me Respekt

FC Dardania Basel

Leave a Reply