Futsal Club Forca nga Kumanova për të dytin vit me rradhë do të na prezantojë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve në futsal. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Gazmend Hiseni edhe këtë vit u shpall kampione e Maqedonisë në futsal, ndërsa në vitin e tyre të dytë që do të na prezantojnë në arenën ndërkombëtare, ata kanë fituar të drejtën për të qenë nikoqir të grupit.
Kështu nga data 26 deri më 30 gusht 2025, qyteti i Kumanovës do të pret këtë event madhështorë në palestrën e qytetit, ndërsa Futsal Club FORCA do të përballet me 3 skuadra kampione të Evropës, emrat e të cilëve skuadra shqiptare nga Kumanova do ti mësojë me datë 3 korrik, kur në Nyon të Zvicrës, do të bëhet edhe hedhja e shortit.
