Dy skuadrat përfaqësuese të vendit në arenën ndërkombëtare këtë vit, Sileksi dhe Rabotniçki, do të kenë nderin për të “testuar” VAR teknologjinë e FFM-së, që nga sezoni i ri do të aprovohet në të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë e tillë do të ndodh të mërkurën, me datë 02 korrik, kur të dyja këto skuadra do të përballen në një ndeshje tjetër kontrolluese, këtë herë në stadiumin e Qendrës Sportive “Petar Milloshevski”, pranë FFM-së.
Ndeshja do të startojë në ora 18:30, ndërsa vlen të theksohet se kjo do të jetë ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave gjatë kësaj vere.
Dy ndeshjet e para mes tyre ishin mbyllur me barazime, 0:0 dhe 1:1. (infOSport.mk)
