Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i fazës para-eliminatore të Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26, ku do të marrë pjesë edhe skuadra kampione nga Maqedonia, Futsal Club Forca nga Kumanova.
Në këtë fazë marrin pjesë 32 skuadra europiane, të ndara në 8 grupe me nga katër skuadra secila.
Futsal Club Forca është shortuar në Grupin A, së bashku me Yerevan Futsal nga Armenia, Encamp nga Andorra, me të cilët vite më parë luante edhe Futsal Shkupi, si dhe S.S Murata nga San Marino
Ndeshjet e turit para-eliminator do të zhvillohen në datat 26–31 gusht dhe në fazën tjetër do të kualifikohen vetëm skuadrat e renditura në vendin e parë në secilin grup. Kalendari me datat dhe oraret e ndeshjeve do të përcaktohet në ditët në vijim nga UEFA.
Ndërkohë, UEFA ka vendosur që ndeshjet e grupit A ku bën pjesë dhe Futsal Club Forca të zhvillohen në vendin tonë, më saktësisht në Kumanovë. (infOSport.mk)
