Ida Idrizi, një yll i ri i futbollit në ngritje!  

Ida Idrizi, futbollisti shqiptarë nga qyteti i bukur i Ohrit, është një emër që duhet ndjekur me vëmendje.

Një lojtar i talentuar që po shkëlqen me ekipin e GFK Ohrid U16, duke luajtur në pozitën e mesfushorit të avansuar.

Ida bëri një sezon të jashtëzakonshëm, duke u shfaqur si një nga lojtar kyç si në finalizim, ashtu edhe në ndërtimin e lojës.

Me vizion të mprehtë, teknikë dhe vendosmëri të pakrahasueshme, performanca e tij ka qenë e jashtëzakonshme sezonin që lamë pas (2024/25).

Ida Idrizi regjistroi 5 gola dhe 6 asistime, duke bërë që të tërheq vëmendje.

Është ky vetëm fillimi i një karriere të një super talenti, i cili në çdo ndeshje luan me zemër, disiplinë dhe dëshirë të madhe për tu përmirësuar vazhdimisht.

E ardhmja e Ida Idrizit duket shumë premtuese, ndaj mbajeni mend këtë emër, nuk i dihet një ditë ndoshta do të jetë kryefjala e shumë mediave, madje edhe atyre ndërkombëtare.

STATISTIKAT E IDA IDRIZI, SEZONI 2024/25:

Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Pelister 🎯 Asist
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Shkëndija ⚽ Gol
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs New Stars 🎯 Asist
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Bellasica (nd.1) ⚽⚽ Gola
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Bellasica (nd.2) 🎯 🎯 🎯 Asist
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Bregallnica ⚽ Gol
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs FC Shkupi 🎯 Asist
Ida Idrizi (GFK Ohrid) vs Vardari ⚽ Gol

 

Leave a Reply