Shkëndija sonte zhvillon ndeshjen e parë europiane kundër TNS, ja ku mund ta ndiniq “live”

Shkëndija e Tetovës sonte nis aventurën e saj europiane, duke zhvilluar ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës kampione të Uellsit, The Neë Saints, njofton “infOSport.mk”.

The Neë Saints nuk është një emër i panjohur për Shkëndijën, pasi “kuqezinjtë” me këtë kundërshtarë ishin takuar edhe gjatë vitit 2018-të.

Atë kohë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, Shkëndija fitonte 5:0 falë katër golave të shënuar nga Besart Ibraimi dhe një tjetër goli të shënuar nga Izair Emini, derisa ndeshja e kthimit në Uells, në stadiumin “Park Hall” në Osëestry, ishte mbyllur me fitoren e TNS me shifrat 4:0.

Po në të njëjtin stadium që ka një kapacitet prej 2000 ulëseve do të zhvillohet edhe takimi i sotëm, që do të transmetohet “LIVE” në RTVM.

Ndeshja, TNS – Shkëndija, starton në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply