Shkëndija mbrëmë shkroi histori në garat europiane, duke eliminuar gjigandët rumun të Steaua Bukuresht në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.
Kështu skuadra e Jeton Beqirit, gjithnjë të kritikuar, arriti të sigurojë një vend për në ndeshjet e turit të tretë eliminatorë, aty ku do të përballet me skuadrën e Qarabag.
Nëse Shkëndija kalon edhe kampionët e Azerbejxhanit, atëherë në fazën play-off, për kundërshtarë të mundshëm do të kishte edhe Crvena Zvezdën nga Beogradi.
Kujtojmë, Shkëndija në vitin 2011 ishte përballur me skuadrën tjetër nga Beogradi, Partizanin.
Kur jemi tek kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në fazën play-off të Ligës së Kampionëve, vlen të theksohet se “kuqezinjtë”, gjithnjë nëse kalojnë pengesën e quajtur Qarabag, gjithashtu do të mund të përballen edhe me Bodo/Glimt, Kopenhagen ose Malmo, Crvena Zvezda ose Lech Poznań, Ferencvarosh ose Ludogorets, apo edhe Selltik.
