Qatip Osmani debutoi me fitore te FC Malisheva

Edhe pse vetëm një ditë kishte patur mundësinë të udhëheq skuadrën në një stërvitje të plotë, kjo i ka mjaftuar strategut të njohur tetovar, që të debutojë me fitore me skuadrën e tij të re.

Qatip Osmani bashkë me Bashkim Livorekën sezonin e ri do të udhëheqin FC Malishevën, me të cilën skuadër debutuan me fitore, duke mundur KF Drenicën e rikthyer në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

FC Malisheva shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Laurent Xhylani.

Ndryshe minutat e tyre në këtë ndeshje te FC Malisheva, i kishin edhe dy futbollistët shkupjan, Besnik Ferati dhe Xhemal Ibishi.

Leave a Reply