Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Shkëndija-Qarabag

Shkëndija këtë vit shkroi historinë më të lavdishme të klubit në garat europiane, duke u kualifikuar për herë të parë në rrethin e tretë të garës më prestigjioze europiane në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve, pasi me shumë stil, duke i mundur në të dyja ndeshjet, eliminoi gjigandët rumun të Steaua Bukuresht.

Atje, Shkëndija do të has në një emër tjetër të njohur të futbollit europian, skuadrën azere të Qarabag, tek e cila në të kaluarën kishin milituar edhe futbollistë shqiptarë.

Ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë kundër Qarabag, skuadra tetovare do ta zhvillojë si vendas në Shkup me datë 5 gusht, ashtu që biletat, duke e parë të arsyeshme, i kanë nxjerrë në shitje që nga dita e sotme.

Çmimi për një biletë mbetet 300 denarë, ndërsa gjenden në online përmes rrjetit mktickets.mk duke filluar nga sot (e premte 1 gusht), por gjithashtu edhe te “Monaco Tobacco”  në Tetovë.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Qarabag do të zhvillohet të martën e 5 gushtit në arenën ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në ora 20:00.

Vlen të theksohet se bileta do të shiten edhe ditën e ndeshjes në biletarinë e stadiumit më të madh në kryeqendrën tonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply