Rashica, gjithnjë e më larg Beshiktashit!

Skuadra e Beshiktashit nuk po kalon momente aspak të mira në fillim të këtij sezoni, teksa kjo skuadër mbrëmë u eliminua nga garat e Liga Europa. Pas disfatës 4:2 në ndeshjen e parë në Stamboll, “Shqiponjat e Zeza” mbrëmë në transfertë u mundën me shifrat 2:0, duke u eliminuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 6:2.

Ky eliminim, pa dyshim se ka sjellë pakënaqësi tek drejtuesit e Beshiktashit, ndërsa sipas asaj që transmeton media turke “Aksam”, viktimë e gjithë kësaj mund të jetë futbollisti shqiptarë nga Kosova, Milot Rashica.

Sipas këtij mediumi, reprezentuesi kosovar do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga klubi i njohur tukr. Ka qenë vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer, që ka kërkuar largimin e tij pas paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë në Stamboll, ku Rashica madje u vërshëllye edhe nga tifozët.

Në ndeshjen e kthimit, Rashica qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua fare.

Drejtuesit i kanë kërkuar tashmë futbollistit shqiptarë të gjejë një skuadër të re, ashtu që ndarja mes Rashicës dhe Beshiktashit pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh. (infOSport.mk)

Leave a Reply