Sulmuesi shqiptarë me pasaportë gjermane, Marvin Çuni, pas një viti jo të plotë, rikhehet të luaj sërish në Itali, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi 24-vjeçar, aktualisht pjesë e skuadrës ruse të Rubin Kazan, është huazuar te Sampdoria në “Serie B”, teksa i njëjti para se të transferohej në Rusi mbronte ngjyrat e skuadrës së Frosinone.
Këtë lëvizje të Çunit e ndërmjetësoi menaxheri i njohur dibran, Shkumbin Qormemeti, teksa në marrëveshjen mes palëve është arritur konsenzus, sipas të cilit ekipi italian në fund të sezonit do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit shqiptarë, gjithnjë nëse do të ishte dakord për të paguar shumën e 2 milion eurove. (infosport.mk)
