Abdulaziz Azizi i argjendtë në turneun ndërkombëtarë në Artvin të Turqisë

Reprezentacioni i Maqedonisë në mundje, në konkurrencën e kadetëve, të udhëhequr nga trajneri Ertan Rexhepi, kanë arritur një sukses solid në turneun ndërkombëtarë të zhvilluar në Artvin të Turqisë, aty ku morrën pjesë garues nga shtetet më të njohura në mundje, si Gjeorgjia, Azerbejxhani, Uzbekistani, Kazakistani, Ukraina, Irani, Kosova dhe Turqia.

Në këtë turne të fuqishëm, mundësi i KM Shkupi, Abdulaziz Azizi, arriti suksesin më të madh, duke u kurorëzuar me medalje të argjendtë.

Azizi në finalen e madhe u mund nga garuesi nga Uzbekistani, pasi paraprakisht kishte ngadhnjyer dy herë ndaj mundësve nga Gjeorgjia, ndërsa gjithashtu kishte dalë fitues edhe përballë mundësit nga Kazakistani.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për Azizin në një ndër turnetë më të fuqishëm të mundjes, ndërsa sukses mund të konsiderohen edhe dy vendet e 5-të për mundësit Dardan Bela dhe Endrit Sulejmani.

Ndryshe, në turneun në Artvin të Turqisë, Maqedonia u përfaqësua me gjithsej 6 mundës, përfshirë këtu edhe emrat si Trim Pacolli, Endrit Sulejmani dhe Omer Zeneli. (infOSport.mk)

Leave a Reply