Shkëndija mëson edhe kundërshtarin e mundshëm në Liga Europa

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e fazës finale në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Në rast se Shkëndija humbet nga Qarabag në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, atëherë në fazën ‘play-off’ të Liga Europa do të përballet me ekipin humës nga përballja, Ludogorets/ Ferencvarosh.

Ndeshjen e parë në këtë rast Shkëndija do ta zhvillonte në Shkup me datë 21 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në fushën e kundërshtarit.

Kujtojmë, në rastin më të mirë, e për të cilin të gjithë lutemi, Shkëndija në rast se kalon kampionët e Azerbejxhanit, Qarabag, atëherë në fazën “play-off” do të përballej me fituesin nga i njëjti duel, Ludogorets/ Ferencvarosh.

 

Leave a Reply