Me Qaton në krye, FC Malisheva fiton sërish, shënon edhe Besnik Ferati

Nën drejtimin e Qatip Osmanit, FC Malisheva regjistroi edhe fitoren e dytë në kuadër të ndeshjeve para sezonale, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Malishevës në stadiumin e saj “Liman Gegaj” mposhti me shifrat 3:0 skuadrën e Ligës së Parë, KF Rilindja 1974, që udhëhiqet nga Faruk Statovci.

Golat për FC Malishevën në takimin e sotëm i shënuan Elom Nyavedji, shkupjani Besnik Ferati dhe Altin Aliu.

Kujtojmë, në ndeshjen debutuese si kryetrajner i FC Malishevës, Qato me ekipin e tij kishin mundur Drenicën minimalisht 1:0.

Kujtojmë, Qatip Osmani në elitën e futbollit kosovar me FC Malishevën do të duhet të debutoj me 16 gusht në ndeshjen si vendas kundër KF Prishtina e Re. (infOSport.mk)

Leave a Reply