FC Shkupi nuk ka dërguar kërkesë për licencë të sistemit VAR në stadiumin e Çairit!

FC Shkupi është skuadra e vetme që nuk ka dërguar kërkesë për licencë të sistemit VAR në stadiumin e Çairit, aty ku kjo skuadër i zhvillon ndeshjet e saj si vendas, thonë nga FFM.

Ata janë të habitur me faktin, që drejtuesit e skuadrës së FC Shkupit nuk kanë gjetur deri më tani gatishmëri për të bashkëpunuar në aspekt të sistemit VAR, që për herë të parë, duke nisur nga edicioni i ri 2025/26, do të implementohet në ndeshjet e Ligës së Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Për zbatimin e sistemit në këtë stadium nevojiten platforma për pozicionet e kamerave dhe një dhomë teknike, e që për momentin nuk janë askundi. Kështu skuadra e FC Shkupit rrezikon që ndeshjet si vendas mos ti luaj në Çair, e që pa dyshim se do të ishte një handikap i madh për vetë skuadrën, por edhe tifozët e shumtë të kësaj skuadre.

Numri 1 i Federatës së Futbollit vendor, Masar Omeragiç, gjatë prezantimit të sistemit VAR në hapësirat e FFM-së, tha se FC Shkupi duhet të gjejë një mënyrë për të përfunduar të gjithë procedurën për zbatimin e sistemit VAR në Çair, përndryshe klubi do të duhet të kërkojë një “shtëpi të re”, që do i plotësonte kushtet.

Ndryshe, dhoma “VAR” që do të monitorojë të gjitha vendimet e arbitrëve në Ligën e Parë ndodhet në vetë “shtëpinë e futbollit”. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply