Vardari shumë larg epitetit klub europian! Dje zhvilloi miqësore për të cilën nuk u informua askush!

Vardari si duket është shumë larg epitetit prej një klubi europian, edhe pse të njëjtit pretendojnë për një gjë të tillë. Kur jemi në shekullin XXI, dhe kur të gjithë me lehtësi përdorin mjetet e komunikimit për të informuar opinionin në kohë reale me lajmet që kanë të bëjnë rreth klubit, një gjë e tillë shumë rëndë po shkon me Vardarin, klubin me më shumë trofe në vendin tonë, shkruan “infOSport.mk”.

Tash e sa kohë, faqja zyrtare e klubit të njohur shkupjan në facebook nuk funksionon fare. Postimi i tyre i fundit qëndron që nga data 11 janar, ndërsa gjithashtu nuk funksionon edhe sajti i tyre zyrtar, https://www.fcvardar.mk/.

Aktualisht në shërbim të ndjekësve të FK Vardar, është vetëm faqja alternative https://fcvardar.com/, mirëpo që e njëjta nuk është se informon me kohë për ndodhitë rreth klubit.

Gjatë ditës së djeshme, Vardari zhvilloi një miqësore ndaj Skopjes në stadiumin e Hekuranës, ndërsa për të njëjtën asnjë informacion edhe në këtë faqe.

Ndoshta disfata 3:1 e skuadrës së Goce Sedlloskit, ka bërë që fare mos të informojnë publikun! Mund të jetë edhe kjo një ndër arsyet, mirëpo fotografia aktuale e klubit të Vardarit, kur është në pyetje PR/Marketingu, mund të thuhet se është për tu ardhur keq. (infOSport.mk)

Leave a Reply