Bunjamin Shabani: Ta nisim me fitore sezonin, kjo është shumë e rëndësishme

Struga Trim Lum sezonin e ri në elitën e futbollit vendor do ta nis me ndeshjen në shtëpi përballë Makedonija GJ.P. Skuadra shkupjane këtë vit sërish u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, mirëpo gjithsesi se nuk është një kundërshtarë i panjohur për Struga Trim Lum.

Ndeshja e sotme mes tyre do të jetë e 15-ta në kuadër të Ligës së Parë.

“Sot na pret ndeshja e parë e kampionatit. Gjithnjë ndeshjet e para janë shumë të rëndësishme, pasi një fillim i mbarë bënë që skuadra të qaset ndryshe. Shpresojë ta fillojmë me këmbë të mbarë. Si ekip jemi përgatitur maksimalisht, ashtu që të gatshëm presim takimin e sotëm.” – thotë kapiteni Bunjamin Shabani, i cili ndaj Makedonija GJ.P, sot pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 17-të personale.

Sipas Shabanit, ndeshjet e para çdoherë janë të vështira, megjithatë skuadra e tij duhet të luftojë për një fillim të mbarë, pasi kjo ndikon shumë për vijimin pozitiv të kampionatit.

“Ndeshjet e para çdoherë janë të vështira. E respektojmë Makedonija GJ.P, por neve duhet të bëjmë më të mirën për të filluar sezonin e ri me fitore. Ata u rikthyen sërish në Ligën e Parë, në rradhët e tyre kanë lojtar shumë cilësorë, por edhe neve jemi përforcuar dukshëm gjatë merkatos së verës. Transferimet e reja gradualisht janë adaptuar, edhe pse disave prej tyre ende ju duhet kohë, megjithatë në përgjithësi jemi gati si skuadër. Shpresoj të bëjmë një paraqitje të mirë si skuadër, të japim maksimumin dhe të fillojmë kampionatin me fitore.” – thotë Shabani, i cili në ndeshjet ndaj Makedonija GJ.P, deri më tani ka realizuar 4 gola.

Për herë të fundit, Shabani ndaj kundërshtarit të sotëm kishte realizuar 6 marsin e vitit të kaluar, kur Struga Trim Lum shënonte fitore 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply