Sallah kritikon UEFA-n për mënyrën se si kjo e fundit njoftoi për vdekjen e futbollistit palestinez Suleiman al-Obeid!

Superylli i Liverpullit, Mohamed Sallah, i ka reaguar Shtëpisë së Futbollit Europian (UEFA), me mënyrën se si kjo e fundit kishte shprehur ngushëllime në faqen e saj zyrtare lidhur me vdekjen e futbollistit palestinez, Suleiman al-Obeid, i cili ndryshe njihej me nofkën “Palestinezi PELE”.

Në deklaratën e UEFA-s, shkruhej: “Lamtumirë Suleiman al-Obeid, ‘Pele palestinez’. Një talent që u dha shpresë fëmijëve të panumërt, edhe atë në kohërat më të errëta.”

Megjithatë, një deklaratë e këtillë nuk i ka pëlqyer aspak yllit egjiptian të Liverpull, Mohamed Sallah, i cili prej kohësh ka kërkuar që t’u jepet fund “masakrave” në Gaza. Sipas tij organi më i lartë futbollistik në Europë, nuk ka shkuar aq larg sa duhet.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në platformën X, në të cilën egjiptiani ka mbi 19 milionë ndjekës, ai kishte shkruar: “A mund të na tregoni se si vdiq, ku dhe pse?”

Përmes këtij mesazhi, Sallah, sikur dëshironte që UEFA ta bënte të qartë, se Suleiman al-Obeid u vra nga sulmet izraelite, që tashmë gati dy vite nuk ndalojnë së bombarduari Palestinën, banorët e të cilit shtet janë lënë në fatin dhe duart e Zotit, pasi për ta shteti vrastar izraelit, nuk po lejon që të pranojnë edhe ndihma humanitare, duke i privuar ata edhe nga ushqimi.

Ndryshe 41 vjeçari Obeid u vra të enjten pas një sulmi izraelit në Gaza, derisa i njëjti si shumë palestineze të tjerë ishte duke pritur në rradhë për ndihma humanitare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, al-Obeid, kishte shënuar më shumë se 100 gola, duke e bërë atë një nga yjet më të njohura të futbollit palestinez.

Al-Obeid kishte zhvilluar 24 ndeshje me ekipin kombëtar të Palestinës, duke shënuar dy herë, ndërsa falë paraqitjeve dhe aftësive të tij me topin, ai kishte fituar nofkën ‘Pele palestinez’.

Al-Obeid ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. (infOSport.mk)

Leave a Reply