Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, por vazhdon aventurën europiane

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë 5:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Qarabag, skuadër kjo që me plotë meritë do të luaj në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 1:0 në Shkup, skuadra kampione e Azerbejxhanit, para tifozëve të saj ishte e pamëshirshme ndaj Shkëndijës, duke shënuar fitore 5:1, pavarësisht se “kuqezinjtë” nga Tetova ishin të parët që shënuan në këtë ndeshje.

Saktësisht në minutën e 10-të, Fabrice Tamba kaloi në epërsi Shkëndijën, mirëpo menjëherë pas këtij gol pasoi një lojë e defokusuar e të besuarve të Jeton Beqirit, që brenda 19 minutave shënuan plotë 4 gola.

Gjithçka nisi me autogolin e Klisman Cake në minutën e 16-të, që më pas futbollistët e Qarabag të shënojnë thuajse në çdo aksion të rradhës, duke shfrytëzuar në maksimum hutinë, por edhe nervozizmin tek mbrojtësit “kuqezi”, që vetëm dy minuta më pas pranuan edhe golin e dytë, kur braziliani Kady Borges shënoi për 2:1.

Nariman Akhundzade në minutën e 33-të shënoi edhe golin e katërt, ndërsa dy minuta më vonë, pas një gabimi trashanik të Kamer Qakës disa metra para zonës së rreptësisë, i njëjti më pas shkaktoi penalti, të cilën me gol e kurorëzoi malazezi, Marko Jankoviç.

Me shifrat 4:1 në favor të Qarabag, u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë azerët shënuan edhe një gol tjetër, këtë herë me anë të Leandro Andrade.

Shkëndija, në këtë mënyrë përshëndetet me Ligën e Kampionëve, por vazhdon të mbetet pjesë e Europës, ku përmes ndeshjeve të “play-off” do të kërkoj një vend për në fazën e grupeve të Liga Europa.

Nëse “kuqezinjtë” dështojnë edhe në këtë fazë, atëherë të besuarit e Jeton Beqirit, do të luajnë në grupet e Ligës së Konferencës.

Disfatat gjithnjë janë të dhimbshme, mirëpo në këtë rast për Shkëndijën, mund të thuhet se ishin edhe të kapërdishme, duke pasur parasysh se skuadra tetovare për herë të parë në histori, do të luaj në fazën e grupeve të një kompeticioni të rëndësishëm europian në nivel klubesh. (infOSport.mk)

Leave a Reply