FC Struga po dëshmon edhe një herë se është më shumë se një klub futbolli. Me iniciativën e fundit, drejtuesit e skuadrës strugane me në krye Mendi Qyra, kanë vendosur të mbështesin shkollën e futbollit KF Veleshta United, duke hapur një kapitull të ri në zhvillimin e të rinjve të qytetit buzë liqenit.
Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira për talentet e reja dhe për forcimin e bazës sportive në Strugë. Nga klubi strugan theksojnë se ky është vetëm fillimi i një partneriteti që do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke u bërë garanci për një të ardhme të ndritur të futbollit vendor.
FC Struga, përmes këtij gjesti, konfirmon misionin e tij për të qenë gjithmonë pranë komunitetit dhe për të investuar te brezat e rinj.
