Bashkimi të martën zhvilloi takimin e javës së 6-të kundër Sileksit. Si gjithnjë, edhe në këtë ndeshje nuk mungoi përkrahja e tifozëve të shumtë “zigjelbër” në shkallët e stadiumit, aty ku gjithashtu prezent ishin edhe dy tifoz të veçantë.
Fjala është për Eshtref Maliqin dhe Ismet Miftarin, dy tifoz të zjarrtë të Bashkimit, që pavarësisht vështirësive fizike dhe faktit që lëvizin me karrocë, nuk mungojnë në asnjë ndeshje të skuadrës së tyre të zemrës.
Sakrifica dhe dashuria e tyre ndaj ngjyrave “zigjelbër” u shpërblye dje gjatë ndeshjes kundër Sileksit, kur që të dy u pajisën me nga një fanellë të Bashkimit.
“Pikërisht këta njerëz e bëjnë klubin tonë të veçantë – një klub që rrezaton dashuri, përkushtim dhe solidaritet në çdo cep të qytetit.” – thuhet në një pjesë të kumtesës të klubit kumanovar, që vërtetë i ka dhënë hijeshi dhe ngjyrë Ligës së Parë.
Kjo skuadër përveç numrit të shumtë të tifozëve që ka në Kumanovë, gjithashtu përkrahja për këtë skuadër nuk mungon edhe në ndeshjet në transfertë, duke treguar qartazi se kjo skuadër tashmë ndodhet në vendin dhe adresën e vërtetë, Ligën e Parë, aty ku pas 6 xhirove ka grumbulluar gjithsej 10 pikë, përfshirë këtu edhe 3 pikët nga ndeshja me Sileksin, ndaj së cilës skuadër në fund regjistruan fitore 2:1. (infOSport.mk)

