Maqedonia nesër do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë vit. Në arenën “Todor Proeski”, të besuarit e seleksionuesit, Bllagoja Milevski, do të luajnë një ndeshje kontrolluese kundër Letonisë.
Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton publikun se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët.
Kjo është mënyra jonë për të shprehur mirënjohjen ndaj të gjithëve për mbështetjen e tyre të pakursyer gjatë gjithë vitit.
Njëkohësisht, të gjithë ata që kanë blerë tashmë një biletë për këtë ndeshje do të marrin një biletë falas për ndeshjen e radhës në shtëpi, pavarësisht nëse është një ndeshje “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës apo një ndeshje e një natyre tjetër.
Ndeshja, Maqedoni-Letoni nesër në arenën “Todor Proeski” do të startojë në ora 18:00, ndërsa mbështetja e tifozëve, pa dyshim se do të ju jap atyre inkurajim për ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Uellsit në Kardiff.
