Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nesër me fillim në ora 18:00 në Shkup do të mirëpret Letoninë, para ndeshjes së fundit të këtij cikli kualifikues, kur me datë 18 nëntor do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botërorin e vitit 2026, kundër Uellsit në Kardiff.
Trajneri Blagoja Milevski thotë se nuk do të ketë kalkulime, kur luan për përfaqësuesen jep gjithmonë më të mirën tënde.
“Nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardiff. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një skuadër cilësore dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”, – tha trajneri Blagoja Milevski.
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të sigurojë hyrje falas në tribunat e arenës “Todor Proeski” për ndeshjen miqësore me Letoninë, në shenjë mirënjohjeje për tifozët për mbështetjen që kanë dhënë gjatë gjithë këtij cikli kualifikues.
