Mësohet gjendja e sulmuesit, Armando Broja

Armando Broja pësoi një lëndim mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Anglisë që kombëtarja shqiptare e zhvilloi në “Air Albania”.

Broja u detyrua të largohej me barrelë nga fusha, pasi ndjente dhimbje të mëdha në kyçin e këmbës.

Sipas raportit mjekësor, sulmuesi shqiptarë i Bërnlit, ka ndrydhur kyçin e këmbës së majtë, por dëmtimi nuk është edhe shumë serioz.

Broja pritet të rikthehet në Angli dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundjavës me skuadrën e Bërnlit, duke luajtur përballë ish skuadrës së tij, Çelzit.

Leave a Reply