Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren e katërt rradhazi në kampionat, duke vazhduar garën me Vardarin për kreun e tabelës së klasifikimit. Skuadra e trajnerit Bledi Shkëmbi shënoi fitore 3:1 në transfertën në Shkup ndaj Rabotniçkit, skuadër kjo që assesi të dalë nga kriza që e ka kapluar tashmë një kohë të gjatë.
Skuadra strugane shumë shpejtë konfirmoi formën e mirë, duke shënuar dy gola brenda 20 minutave të para.
I pari që shënoi ishte Stefan Jevtoski, kur përfitoi nga një devijim i gabuar i kapitenit të Rabotniçkit, Besir Demiri, dhe me një goditje të fuqishme nga jashtë 16-të metërshit shënoi për 1:0.
Goli i dytë ishte pjesë e Hristijan Maleskit, që pa shumë probleme mposhti Vasilev, pas asistit me kohë të Bojan Ilievskit.
Pjesa e dytë doli të jetë më e barabartë, me të dyja skuadrat që shënuan nga një gol, mirëpo duhet theksuar se Struga Trim Lum kishte më shumë nga loja, madje në dy raste në këtë pjesë shtylla u tregua aleate e “romantikëve”.
Ndryshe, të parët që shënuan në 45 minutëshin e dytë, ishin vendasit, kur Dimitar Trajkov në maksimum shfrytëzoi harkimin e Florian Kadriut dhe me kokë shënoi për 1:2, derisa rezultatin përfundimtarë të takimit, Rabotniçki 1, Struga Trim Lum 3, 3 vendosi kapiteni Bunjamin Shabani me një gol të shënuar nga pika e bardhë.
Falë fitores së sotme, që ishte e 11-ta këtë edicion për Struga Trim Lum, skuadra e Bledi Shkëmbit vazhdon të mbajë hapin me Vardarin në kreun e tabelës së klasifikimit. Vetëm një pikë është diferenca në favor të Vardarit që ka 36 pikë, derisa Struga Trim Lum, 35. (infOSport.mk)
