Drita-Shkëndija, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen historike mes skuadrave shqiptare

Pas pak në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të përballen Drita dhe Shkëndija, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt në kuadër të ndeshjeve në grupe të Ligës së Konferencës.

Pa dyshim kjo ndeshje është historike, pasi për herë të parë ndodh që dy skuadra shqiptare nga treva të ndryshme të përballen mes njëra tjetrës në një ndeshje të grupeve të UEFA-s, në këtë rast Ligën e Konferencës.

Në mungesë të transmetimit të këtij takimi nga ndonjë TV në Maqedoni, të njëjtën, do të mund ta ndiqni në paketën e Digitalb, në SuperSport 2.

Ndeshja në Prishtinë, do të startojë në ora 21:00, ndërsa që tani atmosfera atje është e zjarrtë, falë tifozërive të të dyja skuadrave, në njërën anë “Intelektualët” e Dritës së Gjilanit dhe në anën tjetër, “Ballistët” e Shkëndijës së Tetovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply