Stefan Jevtoski: Kemi skuadrën më të mirë në kampionat

Stefan Jevtoski ndodhet në formën e tij më të mirë, prej kur se i është bashkuar skuadrës së Struga Trim Lum. Me ardhjen e Bledi Shkëmbit, mesfushori qëndror ka rilindur sërish, kjo falë edhe shmangjes së dëmtimeve.

Jevtoski, bashkë me kapitenin Bunjamin Shabani dhe Besmir Bojkun, janë motori i mesfushës së Struga Trim Lum dhe njëherit më të merituarit për serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.

“Po, kemi një seri fitoresh, të cilën besoj se do ta vazhdojmë edhe në Kavadar. Neve jemi skuadër më e mirë për momentin, ashtu që sikurse edhe në çdo ndeshje tjetër, edhe ndaj Tikveshit do të luajmë për 3 pikë të plota.” – u shpreh Stefan Jevtoski.

Pas dy golave të njëpasnjëshëm në ndeshjet ndaj Rabotniçkit dhe Bashkimit, dëshira e Jevtoskit është që të shënojë edhe nesër kundër Tikveshit, edhe pse pranon se kjo do të ishte më pak e rëndësishme, në krahasim me 3 pikët.

“Golat janë vetëm si shpërblim i punës së mirë që bëjmë në terren. Gjithsesi se do të doja të shënojë sërish, mirëpo kuptohet se më të rëndësishme janë 3 pikët.” – tha Jevtoski, që nuk fsheh se Struga Trim Lum ka skuadrën më të mirë në kampionat.

“Mendoj se këtë vit kemi skuadrën më të mirë, dhe besoj se në fund neve do të jemi ata që do të dalim kampion. Vardari është një skuadër kualitative, një gjë të tillë ata po e dëshmojnë edhe me serinë e ndeshjeve pa humbje, mirëpo mendoj se neve jemi skuadër më cilësore dhe në fund besoj se do të jemi neve të parët.” – u shpreh për në fund Jevtoski, që këtë edicion numëron 11 ndeshje, 2 gola dhe 1 asist.

Leave a Reply