Holandezi Sylian Mokono i bashkohet FC Prishtinës

Mbrojtësi i djathtë holandez Sylian Mokono, është përforcimi më i ri i FC Prishtinës në këtë afat kalimtar të dimrit, përcjellë “infOSport.mk”.

26-vjeçari është produkt i akademisë së FC Utrecht, me të cilën skuadër në fundin e nëntorit të vitit 2020 kishte debutuar edhe në elitën e futbollit holandez, edhe atë kundër gjigandëve të Fejenord.

Gjatë karrierës së tij, Mokono, kishte luajtur edhe me Heracles Almelo, me të cilën skuadër në vitin 2023-të ishte shpallur kampion në ligën e dytë të Holandës, derisa së fundmi kishte luajtur me skuadrën e VVV-Venlo në Ligën e Dytë holandeze, aty ku numëron plotë 113 paraqitje. (infOSport.mk)

Leave a Reply