Argjentinasi Torres që luante kundër Messit në Amerikë, do të udhëheq sulmin e Vardarit!

Kishte luajtur kundër Lionel Messit në Amerikë, ndërsa në pranverë do të udhëheq sulmin e Vardarit. Fjala është për sulmuesin argjentinas, Joaquin Torres, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës braziliane të Amazonas, njofton “infOSport.mk”. Ndryshe, në futbollin amerikan, ai kishte luajtur me skuadrat e Philadelphia Union dhe CF Montreal.