Struga Trim Lum mundi pastërt 3:0 në ndeshjen gjenerale fqinjët e GFK Ohrid

Struga Trim Lum regjistroi një fitore të pastërt në ndeshjen e fundit para sezonale, që njëherit njihet edhe si ndeshja, apo prova gjenerale para startit të ndeshjeve zyrtare në kampionat, që starton javën e ardhshme.

Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi mundën 3:0 ekipin fqinjë të GFK Ohrid. Përforcimi nga Franca, Lassana Diako, shënoi gjatë pjesës së parë, derisa Bassirou Compaore dhe Arbi Vosha shënuan gjatë pjesës së dytë, ku ekipi strugan tregoi shumë karakter dhe forcë.

Ndeshja e sotme kundër GFK Ohrid, ishte e 7-ta gjithsej në këtë fazë para sezonale për skuadrën e Struga Trim Lum, që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga Bledi Shkëmbi.

Nën drejtimin e tij, ish kampionat e vendit në këtë fazë para sezonale regjistruan 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 disfatë, edhe atë që në startin e këtyre ndeshjeve kontrolluese, kur skuadra ende nuk e kishte atë ritmin garues, kur në Strugë ishin mundur 1:2 nga FC Ballkani nga Kosova.

Për skuadrën nga Suhareka, ndeshja kundër Struga Trim Lum, ishte ndeshja gjenerale para ndeshjeve europiane, aty ku kjo skuadër po ecën mjaft mirë, duke arritur deri në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply