Armando Broja me Bërnlin e tij u mundën nga Çelzi në stadiumin “Turf Moor” me rezultatin 0:2.
Pedro Neto dhe Enzo Fernandez shënuan për skuadrën nga “Stemford Brixh”, që fitoren e vulosi vetëm në minutën e 88-të, me golin e shënuar nga ana e argjentinasit, Fernandez. Pikërisht epërsia minimale dhe shpresa, bënë që trajneri i Bërnlit nga minuta e 72-të, në lojë të inkuadrojë edhe Armando Brojën, i cili megjithatë nuk i’a doli të ndihmojë skuadrën e tij për ti ikur disfatës.
Broja mori vendin e Flemming dhe bëri deri diku një paraqitje pozitive. Në fund të duelit pati frikë për sulmuesin kuqezi, pas një ndërhyrja nga Chalobah.
Broja mbeti i shtrirë në tokë, duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi e duke krijuar frikë në kampin e Bërnlit. Megjithatë shqiptari u ngrit në këmbë dhe vazhdoi lojën.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, Bërnli renditet në pozitën e 17-të me 10 pikë, mirëpo duke rrezikuar ndjeshëm që tu bërë pjesë e tre pozitave të fundit në tabelën e klasifikimit, aty ku për momentin Çelzi renditet në pozitën e dytë me 23 pikë, vetëm 3 më pak se kushërinjtë e tyre nga Londra, Arsenal, që kanë edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)
