Java e fundit e stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në harkun e katër ditëve, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka do të nis të premtën me dy duelet që do të zhvillohen në Shkup dhe Kavadar, e që drejtëpërdrejtë do të vendosin për kampionin e ri vjeshtorë.
Në Shkup, në stadiumin në lagjen e Gjorçe Petrovit, Makedonija GJ.P do të mirëpret liderin aktual, Vardarin, derisa në Kavadar, Tikveshi do të jetë nikoqir i Struga Trim Lum, sulmit më efikas në pjesën e deritanishme të kampionatit.
Që të dyja këto ndeshje startojnë në ora 13:00, ndërsa në të njëjtin orar të shtunën në Kumanovë do të zhvillohet derbi shqiptarë midis Bashkimit dhe Shkëndijës. Është kjo ndeshja e vetme e së shtunës, e që pritet me shumë interes nga futbolldashësit shqiptarë.
E diela vijon me dy ndeshje të tjera ku dy skuadrat e fundit në renditje, FC Shkupi dhe Rabotniçki do të tentojnë të marrin pikë për të shpresuar më shumë për në pranverë.
FC Shkupi në Strugë do të mirëpret AP Brera, skuadër kjo që nga ky stadium ka kujtime të mira, pasi kishin mundur Struga Trim Lum, ndërkohë Rabotniçki në Shkup do të jetë nikoqir i Sileksit.
Java e 16-të në elitën e futbollit vendor, mbyllet të hënën me ndeshjen midis KF Arsimit dhe Pelisterit. Kujtojmë në ndeshjen e parë në Manastir skuadra nga Çegrani kishte shënuar fitore mbresëlënëse, 4:0. (infOSport.mk)
|
LPFMV – Java 16 |
||||||||||||||||||
|
