KF Tirana mundi Skënderbeun me shifrat 2:1, edhe atë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, për të kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, derisa golin debutues me fanellën “bardheblu”, e realizoi sllovaku i ardhur gjatë merkatos së janarit, Patrik Myslovic.
Fitoren skuadrës së Ardian Nuhiut i’a solli djali i Igli Tare, Ettiene me golin e realizuar në minutën e 115-të.
Përveç Tiranës, një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës, kanë siguruar edhe Bylisi, që gjithashtu përmes vazhdimeve eliminoi Laçin, si dhe Dinamo Tirana dhe Partizani, që ishin shumë bindës ndaj Besës, gjegjësisht Burrelit, duke shënuar fitore identike, 3:0. (infOSport.mk)
